Presidenca ka reaguar me anë të zëdhënësit të saj Tedi Blushi për letrat që Kreu i Shtetit ka dërguar për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.
Në deklaratën e tij, Blushi konfirmoi se me kreun e PD-së është fiksuar një takim për ditën e nesërme në orën 09:00 ndërsa nga ana tjetër Kryeministri refuzoi nëpërmjet Twitterit ftesën e Metës.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend. Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00. Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë”-shkruan zëdhënësi i Presidentit.