Vendosni fjalën kyçe....

Rritet shqetësimi për shëndetin e Angela Merkelit, për herë të dytë duke u dridhur (VIDEO)


Shtohen shqetësimet mbi shëndetin e kancelares gjermane Angela Merkel. Ajo është parë sot e paqëndrueshme dhe duke u dridhur në mënyrë të pakontrolluar, për herë të dytë në një javë.

Të martën e javës së kaluar, Merkel i shqetësoi të gjithë kur filloi të dridhej në mënyrë të pakontrolluar në prani të presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelensky.

Në një konferencë për mediat, kancelarja tha se tanimë ndihej më mirë pasi kishte pirë tre gota ujë, duke ia vënë fajin dehidratimit.

Por Merkelit i ndodhi e njëjta gjë përsëri këtë mëngjes, ndërsa qëndronte pranë Presidentit Frank-Walter Steinmeier, në një aktivitet ku u emërua zyrtarisht si ministri i ri i drejtësisë i Gjermanisë.

Në videon e mëposhtme të publikuar nga “The Sun”, Merkel shihet teksa përpiqet të mbajë krahët për të fshehur dridhjet.

Merkelit iu ofrua një gotë uji, por e refuzoi atë.  Ajo u duk më mirë kur mbërriti në parlament gjysmë ore më vonë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *