Vendosni fjalën kyçe....

PSG transferon Herreran e Man.United


Herrera zyrtarisht është lojtar i Paris Saint Germain.

Paris Saint Germain ka njoftuar për transferimin e mesfushorit spanjoll, Anderr Herrera.

Herrera u transferua te PSG-ja si lojtar i lirë, pasi refuzoi të rinovojë kontratën me Manchester Unitedin.

Ai do ta veshë edhe te PSG-ja fanellën me numrin 21.

Me fanellën e “Djajve të Kuq”, Ander bëri 189 paraqitje (20 gola, 27 asiste) dhe ka fituar disa trofe, veçuar UEFA Europa Leaguen (2017), ku u zgjedh lojtari i finales.

Ai ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me PSG-në, deri në qershor të vitit 2024.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *