Vendosni fjalën kyçe....

Atleti feston para kohe gabimisht por e pëson keq, përfundon i dhjeti (Video)


Atleti Hagos Gebrhiwet nga Etiopia pësoi një humbje të pabesueshme teksa festonte para kohe në garën 5 mijë metra në Ligën e Diamantit në Lozanë të Zvicrës duke u renditur në fund në vendin e dhjetë.

Atleti që ka fituar medaljen e bronzit në Olimpiadë mendonte se ishte në xhiron e fundit, duke  iu drejtuar vijës së finishit me sprint shumë përpara pjesës tjetër të garuesve që e ndiqnin.

Ndërsa sinjali lajmëronte për 400 metrat e fundit etiopiani e uli ritmin duke festuar.

Por, ndërsa rivalët e tij e rritën shpejtësinë, ai papritmas e kuptoi se gara nuk kishte përfunduar ende dhe ia futi vrapit për të kapur të tjerët. Megjithatë, ishte tepër vonë pasi ai nuk arriti të rriste ritmin dhe u rendit në vendin e dhjetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *