Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden bën deklaratën shkatërrimtare gjatë intervistës, në përgjigje tallje nga publiku


Kandidati presidencial demokrat Joe Biden bëri deklaratën e pavërtetë gjatë intervistës në “CNN” të premten, kur tha se ndërhyrja ruse në zgjedhje nuk ndodhi gjatë administratës Obama-Biden, deklaratë që çoi në talljen e 76-vjeçarit në internet.

“Shikoni se çfarë ka ndodhur me Putinin, ndërkohë që ai po përpiqet të zhbëjë zgjedhjet tona, ai po zhbllokon zgjedhjet në Evropë,” i tha Biden Chris Cuomos të CNN-it. “Shikoni se çfarë ka ndodhur në Hungari. Shikoni se çfarë ka ndodhur në Poloni. Shikoni se çfarë ka ndodhur – shikoni se çfarë po ndodh.” “A mendoni se do të kishte ndodhur nën vëzhgimin tim apo të Barakut?” vazhdoi Biden. “Ju nuk mund t’i përgjigjeni kësaj, por unë ju premtova se nuk do të kishte ndodhur dhe nuk ndodhi”.

Ndërsa Biden ishte nënkryetar, rusët u përzjenë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, madje bënq që Adam Schiffin, demokrati më i lartë në Komisionin e Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve, të thoshte se administrata e Obamës ndan përgjegjësinë për atë që ndodhi.

Biden gjithashtu pretendoi se nuk dihej nëse Trumpi do rizgjidhej do kishte NATO për 4 apo 5 vjet.

Jens Stoltenberg, sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut tha më herët se Trumpi “është i angazhuar për NATO-n” dhe se Trumpi meriton vlerësim që po e ndihmon NATO-n të sigurojë 100 miliardë dollarë në fonde shtesë për mbrojtjen.

“Pra, ne shohim disa para reale dhe disa rezultate reale”, tha Stoltenberg. “Dhe ne e shohim se mesazhi i qartë nga Presidenti Donald Trump po ndikon.”

Biden u tall shumë në rrjet në përgjigje të pretendimeve të tij të rreme, të cilat nuk morën asnjë kundërpërgjigje nga gazetari i CNN-it, Cuomo./Përshtati Hashtag.al

Vini Re: Shkrimi është pronësi intelektuale e “DailyWire”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *