Vendosni fjalën kyçe....

Bosi i ‘Amazon’ ndahet nga bashkëshorja, humbet 38.3 miliardë dollarë


MacKenzie dhe Jeff Bezos e kanë zgjidhur përfundimisht martesën e tyre, raporton ‘Bloomberg’ duke cituar një urdhër të gjykatës. Ish-gruaja e Bezos pritet të përfitojë 38.3 miliard dollarë nga bosi i ‘Amazon’, një nga kompanitë më të vlefshme në botë.

Fundi i martesës së gjatë, që filloi një vit përpara se gjigandi i teknologjisë së ardhshme të ishte themeluar zyrtarisht, mund ta bëjë MacKenzie Bezos një nga gratë më të pasura në botë.

Ajo pritet të përfitojë katër për qind të aksioneve të ‘Amazon’ ose 19.7 milionë dollarë aksione.

Kjo është e mjaftueshme për të vënë romancieren 49-vjeçare në listën e 30 njerëzve më të pasur të botës, në vendin e 22-të, sipas ‘Bloomberg’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *