Vendosni fjalën kyçe....

Dua Lipa konfirmon lidhjen me vëllain e Gigi dhe Bella Hadid (FOTOT)


Pas ndarjes me Isaac Carew, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, ka konfirmuar lidhjen e re.

Dua u shfaq në festivalin BST përkrah Anwar Hadid, vëllain model të Gigi dhe Bella Hadid.

Modeli shihet në fotot e publikuara nga gazeta “Metro”, teksa mban mes krahëve këngëtaren 23-vjeçare.

Thashethemet për lidhjen e re të Duas nisën të qarkullojnë vetëm 3 javë më parë, kur u konfirmua edhe ndarja e saj me Isaac Carew. Dua u pa në festën e ditëlindjes së Anwar Hadid në qershor.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *