Templates by BIGtheme NET

Ndahet nga jeta në moshën 20-vjeçare, aktori i “Disnesy”

Ndahet nga jeta aktori 20-vjeçar i shtëpisë filmike “Disney”, Cameron Boyce. “BBC” shkruan se lajmin e konfirmuan familjarët e aktorit.

Familjarët thanë se Cameron kishte pësuar një krizë, si pasojë e përdorimit të tepërt të ilaçeve, që merrte për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

 “Me zemër të thyer ju njoftojmë se këtë mëngjes ne e humbëm Cameronin. Ai ndërroi jetë gjatë gjumit për shkak të përdorimit të tepërt të ilaçeve që i përdorte për të trajtuar sëmundjen e tij”, kanë deklaruar familjarët.

Ata kërkuan t’u respektohej privatësia, në këtë periudhë të vështirë.

Cameron Boyce ishte vetëm nëntë vjeç kur u shfaq në filmin horror “Mirrors”. Ai pastaj vazhdoi të luante një nga fëmijët e Adam Sandler në filmin “Grown Ups”.

Megjithatë, ishte filmi “Jessie” i realizuar nga “Disney”, ku ai u bë më i njohur me personazhin e Luke Ross.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*