Templates by BIGtheme NET

Projeksionet zyrtare, bie qeveria Tsipras, Demokracia e Re drejt triumfit

Projeksionet zyrtare të zgjedhjeve në Greqi tregojnë se partia opozitare Demokracia e Re po fiton 39.8 përqind të votave krahasuar me 31 përqind të SYRIZA-s.

Projeksionet nga Singular Logic, firma greke e teknologjisë e ngarkuar me numërimin e votave, treguan Lëvizjen për Ndryshim të qendrës së majtë (KINAL) në 8.3 përqind, Partinë Komuniste Greke në 5.3 përqind, Zgjidhjen Greke në 3.7 përqind dhe MeRA25 në 3.4 përqind.

Agimi i Artë Neofashist ka shanse të ulta për të hyrë në Parlament, duke aritur vetëm nën pragun e 3 përqind.

Projeksionet e Singular Logic  shprehen se kishte një diferencë prej 0.5 pikë përqindjeje të gabimit, raporton Ekathimerini.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*