Vendosni fjalën kyçe....

Qyteti i lashtë i Babilonisë hyn në UNESCO pas 40 vjet përpjekje


Qyteti i lashtë i Babilonisë, në jug të Bagdadit sot u bë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, pas një përpjekje 40-vjeçare nga autoritetet irakiane.

Qyteti, në brigjet e Eufratit, 100 km në jug të Bagdadit, ishte qendra kryesore e perandorisë së lashtë babilonase, 4000 vjet më parë.

Babilonia “ishte qyteti më i madh në historinë e lashtë”, – shpjegoi Kahtain al-Abid, drejtori i Shërbimit të Antikave të Basrës, i cili paraqiti zarfin në takimin e Komisionit UNESCO në Baku të Azerbajxhanit.

Iraku ka të paktën 7,000 vendet arkeologjike në territorin e saj dhe nga këto pesë vende janë deklaruar pjesë e Trashëgimisë Botërore.

Iraku në fund të vitit 2017 shpalli fitore në luftën kundër Shtetit Islamik dhe është duke u përpjekur në çdo mënyrë për të siguruar investitorët dhe turistët, duke vënë në dukje ndër të tjera se dhuna ka rënë ndjeshëm në të gjithë vendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *