Templates by BIGtheme NET

I veshur si civil me tuta të shkurtra, polici i bën presion qytetarit në kufi – videoja që po bën xhiron në rrjet

Pak ditë më parë në Kosovë, është regjistruar një ngjarje e pazakontë, ku një person i veshur si civil i kërkonte dokumentacionet një qytetari, me pretendimin se ishte polic.

Polici pa uniformë ndalon qytetarin që po lëvizte me makinën e tij, pas një problemi në radhët e gjata të krijuara në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Shoferi, një djalë i ri ia jep dokumentet pa bërë shumë zhurmë, por një tjetër qytetar ka filmuar gjithë ngjarjen duke i kujtuar policit përgjegjësitë e tij.

Ai i kujton zotërisë se është veshur si civil dhe se se s’mund t’ia marrë askujt dokumentet në këtë mënyrë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*