Templates by BIGtheme NET

Kyriakos Mitsotakis bën betimin si kryeministri i ri i Greqisë

Në zgjedhjet e mbajtura dje në Greqi, lideri i partisë Demokracia e Re në Greqi, Kyriakos Mitsotakis, ka bërë betimin si Kryeministri i ri.

Në ceremoninë e mbajtur në rezidencën presidenciale, Mitsotakis shoqërohej nga familjarët.

Më vonë, orën 14:30 Mitsotakis do të shkojë në “Maximos Mansion” për ceremoninë e dorëzimit të detyrës nga Aleksis Tsipras.

Ky i fundit pranoi dje humbjen, duke uruar Kyriakos Mitsotakis për fitoren.

Tsipras u shpreh se qeveria e drejtuar prej tij e mori vendin në një gjendje krize dhe që prej 2015 ka bërë një punë të madhe për daljen nga kriza.

Gjatë ditës, pritet që kryeministri i ri të zbulojë emrat e anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto