Templates by BIGtheme NET

Skandal diplomatik, ambasadorit britanik i dalin emaile-t kundër Trump-it

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka kritikuar ambasadorin e Britanisë së Madhe, i cili në disa emaile të sapopublikuara e konsideronte administratën e tij si “të paaftë”.

Trump tha: “Ambasadori nuk i ka shërbyer mirë Britanisë së Madhe, mund t’jua them këtë.”

Email-et e ambasadorit Sir Kim Darroch, sugjeronin se Shtëpia e Bardhë e Trump ishte “jo-funksionale” dhe “e ndarë”, shkruan “BBC“.

Qeveria britanike tha se po heton rrjedhjen e dokumenteve të fshehta, të cilat datojnë nga viti 2007 deri në ditët e sotme.

Ambasadori Kim Darroch, thotë se administrata Trump është “e ngathët dhe e paaftë në diplomaci” dhe nuk do të mund të bëhej “më normale në thelb, më pak jofunksionale dhe më e pak e paparashikueshme”.

Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme britanike, i tha agjencisë DPA, se një hetim formal do të fillojë lidhur me këtë nxjerrje të informacioneve të fshehta.

Pas kësaj, Trump u tha gazetarëve në Neë Jersey: “Ne nuk jemi tifozë të mëdhenj të atij njeriu dhe ai nuk ka shërbyer mirë në Britani të Madhe. Kështu që unë mund ta kuptoj atë dhe unë mund të them gjëra për të, por unë nuk do ta marr mundimin”.

Kush është Sir Kim Darroch?

Sir Kim është ambasadori britanik në SHBA, që do të thotë se ai përfaqëson interesat e Mbretërisë dhe Britanisë së Madhe në SHBA.

Lindur në South Stanley, Qarku Durham në vitin 1954, ai u bë pjesë në Universitetin Durham ku studioi zoologji.

Gjatë një karriere diplomatike 42-vjeçare, ai është specializuar në çështjet e sigurisë kombëtare dhe në politikën e Bashkimit Evropian.

Në vitin 2007, Sir Kim shërbeu në Bruksel si përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar në BE.

Ai ishte këshilltari i kryeministrit për sigurinë kombëtare midis viteve 2012 dhe 2015, duke u marrë me çështje të tilla si ngritja e grupit të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, aneksimi rus i Krimesë, kërcënimi bërthamor nga Irani dhe rënia e autoritetit qeveritar në Libi.

Ai u bë ambasador në SHBA në janar 2016, disa muaj para se Donald Trump të bëhej president.

Në postën e tij elektronike, ambasadori i Britanisë së Madhe në Uashington shkruan: “Ne nuk besojmë me të vërtetë se kjo administratë do të bëhet më normale, më pak jofunksionale, më pak e paparashikueshme, më pak e fraksionuar, më pak diplomatikisht e ngathët dhe e paaftë”.

Sir Kim pyet nëse kjo Shtëpi e Bardhë “do të duket ndonjëherë kompetente”.

Lidhur me publikimin e emaile-ve të ambasadorit, ka reaguar Sekretari i Jashtëm britanik  Jeremy Hunt, I cili tha se ato reflektojnë një “pikëpamje personale” të Sir Kim, jo atë të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Ai tha se administrata e Trump është “jo vetëm shumë efektive, por edhe miku më i mirë i Britanisë në skenën ndërkombëtare”.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto