Vendosni fjalën kyçe....

Video e rrallë, rrufeja shkarkon mbi barkën dhe e ndez si qiri


Një video e rrallë është filmuar në Boston të SHBA-ve, ku tregohet një barkë me vela që goditet nga një rrufe e fuqishme.

Ngjarja ndodhi në portin e Bostonit, të shtunën e shkuar teksa rrufeja goditi një barkë me vela 40 metra të gjatë. Pas goditjes nga rrufeja barka mori flakë si qiri.

Mjeti ujor pësoi dëme të shumta meteriale por për fatin e mirë në bordin e tij nuk kishte asnjë person.

E gjithë zona e Masaçusetsit ishte e mbuluar nga stuhi të shtunën pasdite, me shumë goditje rrufeje, përmbytje të vogla dhe ndërprerje të energjisë të regjistruara në të gjithë shtetin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *