Janë publikuar pamjet dramatike të një aksidenti të rëndë ajror mes një helikopteri dhe një aeroplani turistik mbi alpet italiane.
Në aksident humbën jetën 7 persona ndërsa e gjitha u filmua nga një kamera GoPro që u gjet në vendin e përplasjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të akullnajës Rutor në Luginën Aosta, rreth 50 kilometra në veriperëndim të qytetit të Torinos.
Videoja, nga dy kamera GoPro, e gjetur në vendin e aksidentit pranë vendpushimit të skive të La Thuile, tregon momentet përfundimtare të përplasjes së dy mjeteve.