Templates by BIGtheme NET

Meta bën atë që Rama e Cakaj s’e bënë dot, kritikon në sy liderët e rajonit për ‘mosrespektimin’ e Kosovës

Presidenti i vendit Ilir Meta nuk e ka përfillur vendimin e kryeministrit Edi Rama për të mos marrë pjesë në Samitin e organizuar në Bosnjë, por ka udhëtuar drejt Sarajevës ku ka dhënë dhe disa mesazhe me shumë rëndësi për Kosovën.

Sikurse shkruajnë mediat në Kosovë, Meta i ka bërë thirrje Bosnje e Hercegovinës që të bëjë hapa para për të pranuar Kosovën si shtet të pavarur.

Presidenti shqiptar i kritikoi vendet pjesëmarrëse në Samit, duke thënë se Kosova është detyruar që të mos marrë pjesë në një organizim të tillë, pasi në thirrjet që janë dërguar nuk është trajtuar si shtet i pavarur. Ai kërkoi respektimin e Kosovës nga ana e fqinjëve.

“Si mund të pretendojmë për bashkëpunim të suksesshëm rajonal, kur disa përfaqësues që janë pjesëmarrës në Samit, punojnë për të përjashtuar disa shtete nga përfitimet e këtyre iniciativave rajonale.

Kjo është koha e duhur për Bosnje dhe Hercegovinë që të shkoj më tej në njohjen e realitetit se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Respektimi i fqinjëve është thelbësor për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Meta.

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, të cilët refuzuan të marrin pjesë në Samit dhe e shprehën “solidaritetin me Kosovën” nga larg, Meta shkoi e ua tha në sy liderëve të Ballkanit të vërtetat për Kosovën.

Bosnja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe për këtë arsye, në samitin e sotëm të mbajtur në Sarajevë, ftesa për përfaqësuesit e Kosovës u konsiderua denigruese. Kjo sepse Kosova nuk u trajtua si shtet, por me fusnotë dhe yll.

Në ftesën dërguar presidentit Hashim Thaçi nga Milorad Dodik, theksohet  se ai nuk është i ftuar në cilësinë e presidentit të Kosovës por përfaqësimi i tij do të jetë me një shënim (fusnotë).

Shënimi ishte pjesë e marrëveshjes së vitit 2012 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me të cilin i mundësohej Kosovës pjesëmarrja në forumet rajonale. /Hashtag.al

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*