Templates by BIGtheme NET

Ndryshon moti, pritet shi dhe shtrëngata

Vendi për disa javë resht është përfshirë në një valë të nxehti me temperatura të larta por në ditët në vazhdim do kemi ndryshime të tij duke sjellë ulje temperaturash të shoqëurar me shi dhe shtrëngata.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës do kemi nesër moti do jetë i vranët dhe në disa zona do shoqërohet me shi dhe ulje temperaturash në nivele të konsiderueshme.

Në bregdet temperatura maksimale do të shënojë 30 °C dhe ajo minimale 22°C, në vendet e ulëta temperatura do të luhatet nga 21 / 30 °C, ndërsa në vendet malore: 17 / 22 °C

“Sot pasdite (e martë dt.09) dhe nesër (e mërkurë dt.10) priten reshje në gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër,

Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan reshjet priten të jenë mesatare të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera reshjet priten të

jenë të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Duhet theksuar që shumica e reshjeve do të jenë nesër.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 30 °C

në vendet e ulëta: 21 / 30 °C

në vendet malore: 17 / 22 °C”, shkruan IGJEUM.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto