Templates by BIGtheme NET

Milan dhe Inter bien dakord për stadiumin e ri të përbashkët

Interi dhe Milani kanë hedhur hapin e parë drejt ndërtimit të një stadiumi të ri të përbashkët në Milano, duke dorëzuar pranë bashkisë së qytetit edhe një projekt konkret tekniko-ekonomik.

Sipas projektit të dorëzuar në bashki, Interi dhe Milani kërkojnë të ndërtojnë një impiant modern pranë stadiumit San Siro, me një kapacitet prej 60 mijë vendesh.

Gjithashtu të dy klubet synojnë që pas ndërtimit të impiantit të ri, të shembet i vjetri dhe ambienti përreth të shndërrohet në një zonë të rëndësishme komerciale për vetë qytetin e Milanos.

Synimi i dy klubeve është që zona ku do të ndërtohet stadiumi i ri, të jetë lehtësisht i qasshëm, funksionale dhe e hapur për publikun 365 ditë të vitit dhe një qendër komerciale që do të presë dhe përcjellë turistë nga e gjithë bota.

Ky është vetëm hapi i parë, sepse sipas procedurave, tashmë do të duhet që vetë bashkia e Milanos të shprehet nëse ka interes të ndërtojë një zonë komerciale atje dhe më pas do të konkurrojnë studiot arkitektonike më të mëdha në botë, për të projektuar jo vetëm stadiumin, por edhe gjithë zonën përreth.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*