Templates by BIGtheme NET

Përballje titanësh në gjysmëfinalen e Wimbledon, Nadal ballafaqohet me Federer

Roger Federer ka thënë se do të jetë kënaqësi për të, të përballet me armikun e moçëm, Rafael Nadal, në Wimbledon dhe ka premtuar se nuk do ta ndryshojë qasjen për shkak të ballafaqimit me spanjollin.

Federeri e mposhti Kei Nishikorin në katër sete, 4:6, 6:1, 6:4, 6:4, duke e siguruar fitoren e 100-të në Wimbledon, derisa Nadal e mundi Sam Querrey në tre sete, 7:5, 6:2, 6:2.

Ky do të jetë takimi i tyre i parë në Wimbledon pas 11 vjetëve. Në finalen e vitit 2008, takimin e fundit mes tyre në këtë turne, spanjolli Nadal fitoi 9:7 në setin e pestë kundër zviceranit Federer në një finale të prekur nga shiu që zgjati gati shtatë orë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*