Vendosni fjalën kyçe....

De Ligt është i Juventusit, prezantohet të shtunën


Duket se është vendosur transferimi i talentit De Ligt te Juventusi. Për shërbimet e lojtarit të Ajaksit, torinezët do paguajnë 67 milionë euro ndërsa pritet që mbrojtësi të prezantohet ditën e shtunë.

Duket se Barcelona nuk ka mundur dot që ta ruajë konkurrencën e saj me klubin italian për shërbimet e De Ligt. Ndërkohë duket se Higuain do mbetet te Juventusi pas huazimit njëvjeçar te Çelsi.

Argjentinasi po stërvitet me klubin dhe pavarësisht dëshirë së klubit për ta larguar, janë tifozët ata që e kundërshtojnë me forcë një gjë të tillë duke i kërkuar Higuain që të qëndrojë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *