Templates by BIGtheme NET

‘Jemi në krizë dhe shpërbërje të shtetit shqiptar’ – Fuga rendit argumentet

Profesori Artan Fuga a deklaruar se vendi është në krizë dhe shpërbërje të shtetit shqiptar.

Profesori ishte ditën e djeshme në Komisionin e Medias ku prezantoi argumentet e tij mbi Akademinë e Shkencave duke hedhur akuza ndaj kapjes së këtij institucioni.

Në një status në faqen e tij në ‘Facebook’ Fuga thekson se vendi është në udhëkryq dhe pasojat e tij mund të jenë afatgjata

‘Te Beti Njuma deklarova, dhe jam gati ta provoj para cdo gjykate ushtarake, mitingu, në cdo birrari me çunat e lagjes, se akademia e shkencave është e përgjumur dhe e uzurpuar, para cdo komisioni deputetësh, madje edhe në plazh nën ndonjë çadër, ta bërtas nga dritarja e veturës ngecur në trafik, se :

jemi në një krizë dhe shpërbërje të shtetit shqiptar!

Po na shkatërrojnë shtetin!

Nisi si krizë politike, u zgjat si krizë institucionale, vazhdoi si krizë proceduriale, zgjedhjesh, u çua në një krizë institucionesh kushtetute, dhe tani jemi në krizë të shtetit.

Një krizë si kjo shteti shqiptarr e ka njohur veçse gjatë luftrave ballkanike, dhe se ajo pasojat e saj mund t’i shtrijë në të gjithë shekullin e 21, i cili po ikën me shpejtësi drite.

Kuptojeni këtë zotërinj qytetarë!

Kemi zënë në çark të ardhmen e stërnipave po vazhduam edhe pak.

Zgjidhja?

Patjetër ekziston!

Kërkojeni dhe e do ta keni! Po nuk e kërkuat, nuk do t’a keni!

Mos bërtasim kot : Ku janë intelektualët? Intelektualët përgjigjen nëse qytetari i kërkon!

Pikë!

Te tjerat janë iluzione dhe shpresa të kota!’ – shkruan Fuga.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto