Vendosni fjalën kyçe....

Laçi e mbyll barazim ndaj Hapel Ber Sheva, kualifikimi ende i hapur


Laçi e mbylli me një barazim 1-1, ndeshjen e parë ndaj Hapoel Ber Sheva, në turin e parë të Europa League.

Takimi i zhvilluar në stadiumin e Laçit, nisi menjëherë me një gol për ekipin e Starovës, ku me kokë, ishte ardhja e kësaj vere, Nuabueze, që çoi topin në fundin e rrjetës.

Me kalimin e minutave, ishin izraelitët që kërkonin të barazonin, por Laçi mbrohej mirë. Sërish, rastin më të mirë për gol e kishte Laçi, kur Xhixha goditi nga mesi i fushës, por një devijim i portierit kundërshtar dhe shtylla, nuk lanë Xhixhën të shënojë golin e dytë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e kurbinasve, ndërsa në të dytën ishin izraelitët që kërkonin golin e barazimit. Në miuntën e 60-të, Hapoel kërcënoi me tre raste radhazi, por ishte Selmani ai që i mbajti në lojë. Hapoeli arriti që të barazojë në minutën e 78-të, kur Levi goditi nga brenda zone dhe mposhti Selmanin.

Izraelitët kërkuan sërish që të shënonin edhe të dytin, por ishte Selmani dhe traversa, që i mohuan golin e dytë. Në fund, takimi u mbyll në shifrat 1-1, dhe kualifikimi do të vendoset në Izrael, pas një jave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *