Vendosni fjalën kyçe....

Nëndetësja e mbytur ruse, ekipi norvegjez zhytet në rrënoja dhe gjen rrezatim të lartë radioaktiviteti


Norvegjia ka hasur një nivel rrezatimi 800,000 herë më të lartë se normalja në rrënojat e një nëndetëse ruse.

Komsomolets u mbyt në detin norvegjez në vitin 1989, pasi një zjarr në bord vrau 42 marinarë.

Një mostër tregoi radioaktivitet që rrjedh nga një tub ventilimi, por studiuesit thanë se nuk ishte “alarmuese”, pasi uji Arktik e zvogëlon shpejt atë.

Për herë të parë një ekspeditë norvegjeze e drejtuar nga distanca (ROV) shqyrtoi dhe filmoi Komsomolets më 7 korrik, duke zbuluar dëme të rënda.

Nëndetësja njihet edhe si K-278 në Rusi dhe u mbyt duke mbajtur dy silurët bërthamorë me pluton.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *