Ikardi nuk do luajë më për Interin, por e ardhmja e tij duket të jetë në Itali. Sipas ‘Sportmediaset’, argjentinasi mund të transferohet te Napoli apo Juventusi.
Presidenti i napolitanëve, De Laurentis është hedhur në sulm për shërbimet e Ikardit dhe ka takuar në mënyrë të fshehtë drejtuesit e Interit për të bërë të mundur afrimin e tij.
Megjithatë një tjetër klub i interesuar për Ikardin është edhe Juventusi, që ka kohë që do ta afrojë Ikardin në Torino për të forcuar edhe më shumë vijën e parë të ekipit.
Megjithatë deri tani më pranë tij është Napoli që ofron 60 milionë euro për Interin, një kontratë 5-vjeçare për lojtarin, në të cilën do përfitojë 8 milionë euro në sezon.