Vendosni fjalën kyçe....

Mendonte se fliste me Poroshenkon, del biseda e Haradinajt me komikët rusë (VIDEO)


Del biseda e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, me dy komikët rusë, Vladimir Kuznetsov (Vovan) dhe Alexei Stoljarov (Leksus), të cilët e kanë vënë në lojë ashtu sikurse kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Njëri nga komedianët i është paraqitur kryeministrit Ramush Haradinaj si ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Ai i thotë se pas zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë do ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës në shkëmbim të mbështetjes së Haradinajt.

Në bisedë telefonike të publikuar në youtube nga ‘Russia 24 tv’, përshtatur në shqip nga “Gazeta Ekspress”, Haradinaj i premton Poroshenkos që ta mbështesë.

 “Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ju, dhe jam i lumtur që mund t’iu uroj sukses për të dielën. Kjo është shumë e rëndësishme për shtetin, do të lutem për ju në të gjitha zgjedhjet”, ka thënë Haradinaj gjatë bisedës “Poroshenkon” komik.

 “Po, dhe mendoj që pas fitores, unë do ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur”, i është përgjigjur Haradinajt, rusi që hiqej si Poroshenko.

Pas dy bisedave telefonike, një në janar dhe një në prill, Haradinaj ka rënë në grackë dhe ka bërë një postim në “Twitter”, ku i uron fitore Poroshenkos dhe kryeministrit të tij ‘Vovan Lexusov’. Por ky nuk është një emër i vërtetë, por bashkim i emrave të dy komikëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *