Templates by BIGtheme NET

Njësoj si në videolojëra, trupat speciale amerikane mësyjnë nëndetësen e trafikantëve të kokainës (Video)

Një operacion emocionues tamam si një videolojërat u zhvillua në Oqeanin Paqësor, kur Rojet Bregdetare Amerikane zbuluan një nëndetëse trafikantësh dhe një grup komandosh arritën të hipin mbi mjetin detar duke kapur drogë në vlerë disa milion dollarë.

Kapja e nëndetëseve të karteleve të drogës në brigjet amerikane nuk është detyrë e lehtë, pasi shumë prej tyre mund të shmangin anijet patrulluese të SHBA-së.

Muajin e kaluar Rojet Bregdetare të SHBA-së patën fat, teksa pikasën një anije gjysmë të zhytur në Oqeanin Paqësor.

Para se nëndetësja të futej nën ujë, tre komando nga Rojet Bregdetare të SHBA-së, ‘Cutter Munro’ (WMSL 755) u hodh në anije në lëvizje. Rojet Bregdetare gjetën rreth 7.7 tonë kokainë, që vlerësohet të kapë një vlerë prej 232 milionë dollarësh.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto