Templates by BIGtheme NET

Paraqitje fantastike e dy xhudisteve të Kosovës, kualifikohen në gjysmëfinale

Dy xhudistet e Kosovës, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova po bëjnë një paraqitje fantastike në Çmimin e Madh të Hungarisë, një kompeticion i rëndësishëm i këtij sporti.

Kelmendi ka arritur të mposhtë në çerekfinale xhudisten gjeorgjiane, Levytska Shukavani, dhe tashmë është në gjysmëfinale.

Nora Gjakova nga ana e saj mposhti rivalen bullgare Ivelina Ilieva duke siguruar një vend në gjysmëfinale dhe duke qenë vetëm një hap larg finales së madhe.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto