Templates by BIGtheme NET

Policia e Kosovës: Na ndihmoni të gjejmë 19-vjeçaren nga Prizreni, prej 2 muajsh e zhdukur

Policia e Kosovës u bën qytetarëve thirrje për ndihmë, për të gjetur një vajzë 19-vjeçare nga Prizreni e cila është zhdukur që në maj.

“Klan Kosova” shkruan se Elma Morina e lindur më 05.07.2000, është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur dhe që nga ajo ditë nuk dihet vendndodhja e saj.

Vajza kishte komunikuar disa herë me familjarët përmes rrjeteve sociale, por tanimë nuk ka më asnjë lajm prej saj.

“Me datë 11 maj 2018 në Stacionin Policor Prizren është iniciuar rasti “Person i zhdukur” në bazë të deklaratave të familjarëve të cilët thonë se viktima Elma Morina nga Prizreni i vitlindjes 5.07.2000 është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur dhe se nga ajo ditë ende nuk dihet asgjë për vendin ku ndodhet.

Sipas familjareve te viktimës e njëjta herë pas here ka komunikuar me familjaret e saj përmes rrjeteve sociale, mirëpo tash kohëve te fundit nuk ka komunikim fare.

Hetuesit Rajonal me qëllim të pranimit të informatave nga qytetarët, informata të cilat do të ndihmonin në zbulimin e vendndodhjes së personit të zhdukur, kanë siguruar Urdhëresë me shkrim nga Prokuroria për të bërë publike të dhënat dhe fotot e personit të zhdukur.

Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren, kërkon ndihmë nga qytetarët të cilët mund të kenë ndonjë informatë sado të vogël ta informojnë stacionin më të afërt policor ose në telefon në numrin 192 rreth vendndodhjes së peronit me të dhënat dhe foton si në vijim”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Ende nuk është sqaruar gjithë situata e shkëputjes së komunikimit mes vajzës dhe familjarëve, të cilët kërkojnë të dinë se ku ndodhet dhe si është ajo.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto