Dy të rinj në Tiranë janë arrestuar nga policia, pas një kallëzimi për vjedhje me dhunë në banesë.
Shtetasi me inicialet M.M i ka thënë policisë se dy persona i kanë hyrë në banesë dhe i kishin marrë orën dhe celularin.
Pas verifikimeve të policisë, dy të rinjtë u arrestuan kur iu gjetën ora dhe celulari i personit që bëri kallëzimin.
Detajet e policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, falë reagimit të shpejtë dhe profesional vunë në praga dy autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë të 29 vjeçarit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 1, pas kallzimit të marrë nga shtetasi M.M, se dy persona i kishin hyrë në banesë dhe nëpërmjet dhunës i kishin marrë orën dhe celularin, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Falë veprimeve të shpejta dhe në bazë të infoiramcioneve të marra në rrugë operative brenda një kohe të shkurtër u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrstimi i autorëve të dyshuar, konkretisht:
- K.A., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
- XH.F., 28 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale orën dhe aparatin celular që këta shtetas i kishin marrë me dhunë shtetasit M.M
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim, në ngarkim të K. A dhe XH. F.