Vendosni fjalën kyçe....

Taksa ndaj produkteve, dëmet që i ka shkaktuar Serbisë vendimi i Haradinajt


Qeveria e Kosovës, ndërmori vendim që të vendoste tarifë 100% ndaj produkteve me origjinë serbe dhe boshnjake dhe deri më tani ajo ka sjellë probleme ekonomike për këto dy shtete afro në 200 milionë euro për palën serbe.

Vendimi u mor nga kryeministri Haradinaj  më 21 nëntor 2018 dhe është ende në fuqi.

Dogana e Kosovës sipas statistikave ka treguar se masa që ka aplikuar Prishtina zyrtare nga 21 nëntori i 2018-tës, kanë bërë që në këtë gjashtëmujor të parë, importet nga Serbia të binin me 98% nga viti në vit.

Kështu që rritja e tarifës doganore të produkteve serbe dhe boshnjake nga 10% në 100%, ka ulur maksimalisht eksportet e këtyre produkteve.

Sipas të dhënave zyrtare, Beogradi eksportonte në Kosovë në gjysmën e parë të vitit 2018, 211 milionë euro mallra, ndërsa një vit më pas ka eksportuar vetëm 3.3 milionë euro.

Qeveria e Kosovës është shprehur e vendosur që tarifat ndaj dy fqinjëve ballkanikë të mbeten në fuqi për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja kundërshtojnë pavarësinë dhe aspiratat e saj integruese.

Serbia ka deklaruar se pa heqjen e barrierave doganore nga Kosova, nuk do të ketë dialog, ndërsa ka kërcënuar me reciprocitet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *