Templates by BIGtheme NET

Teksa Europa digjet në Bullgari ndodh çudia, vendi mbulohet nga bora në mes të korrikut

Një dukuri e çuditshme ka ndodhur në Bullgari, teksa pjesa më e madhe e kontinentit europian po përvëlohet nën temperaturat përzhitëse të korrikut, shkruan ‘Sofia Globe’.

Reshjet të shumta dëbore kanë përfshirë pjesët malore të vendit ndërkohë që autoritetet paralajmërojnë për furtuna dhe stuhi duke u bërë thirrje banorëve që të tregohen të kujdesshëm.

Sasia më e madhe e dëborës ka rënë në majën e lartë të Musalas, 2925 metra mbi nivelin e detit. Shumë rrugë janë bllokuar ndërsa mjaft veprimtari verore janë anuluar duke u shtyrë për kohë tjetër.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto