Vendosni fjalën kyçe....

Trump debaton me kongresmenet me ngjyrë: Kthehuni nga keni ardhur


Presidenti i SHBA-ve Donald Trump është akuzuar për racizëm pas një debati që pati me katër gra demoktrate të Kongresit amerikan.

Trump tha se politikanet “kishin ardhur fillimisht nga shtetet, qeveritë e të cilave janë një katastrofë e totale” dhe u sugjeroi atyre të “kthehen nga kanë ardhur”.

Postimi i tij në “Twitter” i drejtohet një grupi prej katër grave të kongresit; tre të lindura dhe rritura në SHBA, ndërsa e katërta u zhvendos në SHBA që fëmijë.

BBC” shkruan se gratë demokrate janë – Alexandria Ocasio-Cortez, Rashida Tlaib, Ayanna Pressley dhe Ilhan Omar, të cilat e kanë quajtur presidentin racist dhe janë mbështetur nga anëtarë të Partisë Demokratike.

Trump i akuzoi gratë për kritikat drejtuar atij dhe SHBA-së. Presidenti nuk i ka përmendur me emra gratë për të cilat po fliste, por konteksti dhe referencat ndaj kryetares së dhomës Nancy Pelosi – e bëri të qartë.

Ai tha se zonja Pelosi do të organizonte për fat të mirë largimin e tyre nga vendi.

Një javë më parë, zonja Pelosi u ndesh me katër gra, të cilat u quajtën “skuadra”.

Presidenti shkroi: “Kaq interesante për të parë “gratë progresive” të Kongresit, të cilat fillimisht erdhën nga vende, qeveritë e të cilave janë një katastrofëtotale, më e keqja, më të korruptuarat dhe të paaftat kudo në botë (nëse kanë një qeveri funksionale), tani me zë të lartë u thonë njerëzve të Shteteve të Bashkuara, kombit më të madh dhe më të fuqishëm në tokë, se si qeveria jonë duhet të drejtohet.

Pse të mos kthehen dhe të ndihmojnë në rregullimin e vendeve krejtësisht të thyera dhe të krimit nga të cilat kanë ardhur. Pastaj kthehuni dhe na tregoni se si e keni bërë.

Këto vende kanë nevojë për ndihmën tuaj të keqe. Jam i sigurtë se Nancy Pelosi do të jetë shumë e lumtur të punojë në përgatitjet tuaja të udhëtimit falas!”.

Mirëpo Pelosi doli kundër presidentit për të mbështetur gratë demokrate.

“Kur Donald Trump u thotë katër grave kongresmene amerikane të kthehen në vendet e tyre, ai riafirmon se plani i tij për të ‘bërë Amerikën e Madhe përsëri’ ka qenë gjithmonë për ta bërë “Amerikën të bardhë përsëri. Shumëllojshmëria jonë është forca jonë dhe uniteti ynë është fuqia jonë”, komentoi Pelosi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *