Vendosni fjalën kyçe....

Soros ishte kundër ndërhyrjes në Kosovë në 1999 (Video)


Kreu i Fondacionit për Shoqëri të Hapur George Soros në ka qenë kundër ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë në vitin 1999.

Deklaratën Soros e ka bërë në universitetin John Hopkins.

Ne nuk mund të bombardojmë botën për ta mbajtur të nënshtruar por as të kërkojmë të tërhiqemi në izolim.

Ne nuk mund t’i parandalojmë mizoritë si Kosova, ne duhet të jemi të gatshëm të pranojmë arkivolet plot. Më pas duhet të ketë diçka konstruktive, diçka pozitive, në vend që të reagojmë vetëm ndaj katastrofave dhe të ndërtojmë një shoqëri të hapur e cila mund të bëhet me ndihmën e Bashkimit Evropian ku në mënyrë efektive këto vende bëhen anëtare virtuale të Bashkimit Evropian”-deklaron Soros.

Avokati Altin Goxhaj ka shpërndarë videon ku Soros mban qëndrimin për mos ndërhyrje në Kosovë nga forcat e NATO-s.

Ne kemi arritur pikërisht të kundërtën e asaj që kemi menduar., ne kemi përshpejtuar spastrimin etnik që kemi kërkuar të ndaluar. Ne kemi ndihmuar që Sllopodan Milloseviç forcojë  pushtetin dhe ne kemi ndihmuar në krijimin e paqëndrueshmërisë në vendet fqinje të Malit të ZI, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Për të mos përmendur implikimet më të gjëra ndërkombëtare siç është marrëdhënia me Kinën.

Është e qartë se diçka shumë keq dhe ne e gjejmë veten në një situatë pa zgjidhje.

Ne nuk mund të bombardojmë botën për ta mbajtur të nënshtruar por as të kërkojmë të tërhiqemi në izolim.

Ne nuk mund t’i parandalojmë mizoritë si Kosova, ne duhet të jemi të gatshëm të pranojmë arkivolet plot. Më pas duhet të ketë diçka konstruktive, diçka pozitive, në vend që të reagojmë vetëm ndaj katastrofave dhe të ndërtojmë një shoqëri të hapur e cila mund të bëhet me ndihmën e Bashkimit Evropian ku në mënyrë efektive këto vende bëhen anëtare virtuale të Bashkimit Evropian.

Duhet të punojmë për bashkim doganor, heqjen e kufijve të brendshëm dhe unë jam i sigurt se Jugosllavia do të donte të ishte pjesë e një Evrope Juglindore të rindërtuar”- shprehet Soros.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet