Vendosni fjalën kyçe....

Inter dhe Man.United arrijnë marrëveshjen për Lukaku


Inter dhe Manchester United kanë rënë dakord që sulmuesi belg të transferohet në Seria A. Inter do kryejë transfertën për 80 milion euro plus bonuset.

Lukaku edhe më herët kishte shprehur dëshirën për të kaluar tek Inter si dhe Conte i kishte dhënë dakordësinë drejtuesve për sulmuesin.

Tashmë Inter synon edhe blerjen e Dzekos për 15 milion euro. Për Lukakun ishte interesuar edhe Juventus por shuma e kërkuar nga United është konsideruar e tepërt nga italianët.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *