Vendosni fjalën kyçe....

Basha reagon për dorëheqjen e Haradinajt: Akt i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka


Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në Twitter, Basha e cilëson dorëheqjen e Haradinaj si “akt i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka”.

Më tej Basha shkruan se “askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë”.

Postimi i plotë:

Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka.

Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova – Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane.

Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë!

Ramush Haradinaj dha sot dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, pasi është ftuar në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *