Ditën e sotme nga po e njëjta gjykatë e cila ditën e djeshme refuzoi dhënien e mandatit për kandidaten fituese në zgjedhjet e 30 qershorit në Durrës doli një vendim në favor të Valbona Sakos.
Gjykatësi i cili dha vendimin ishte Shpëtim Reka nga Gjykata e Durrësit. Por për këtë gjykatës nga një denoncim i shpërndarë nga ish-kryeministri Berisha pretendohet se është i afërm i Drejtorit për Median në Kryeministri Endri Fuga.
Sipas qytetarit dixhital Reka është djali i xhaxhait të nënës së Fugës një lidhje e afërt sipas tij familjare e cila ka ndikuar në gjykim.
Postimi i plotë i Berishës:
“Narkogjykatësi Reka kushëri i Sugar Fugës”
“Doktor desha vetem tju informoja se qe gjykatesi qe dha sot mandatin ne durres, Shpetim Reka eshte djali xhaxhait te mamase se Endri Fuges, kjo eshte me se e sakt dhe per kedo qe ka dyshime eshte shume kollaji e vertetushme”.