Një 73-vjeçar është ndaluar nga policia në kryeqytet pasi akuzohet për ngacmim seksual dhe vepra të turpshme.
Ndalimi i tij u bë pasi ai u shfaq në një video duke kryer këto vepra para dy minoreneve
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, kanë ndaluar 73-vjeçarin L.S me banim në Vlorë, për veprat penale ” Vepra të turpshme” dhe “Ngacmim seksual”
Ndalimi i tij u bë pasi nga verifikimet e kryera dhe si rezultat i kqyrjes së pamjeve filmike rezultoi se shtetasi L.S, është autor i dyshuar i këtyre veprave penale, ngjarje e ndodhur më datë 09.07.2019, ku shtetas shfaqet në një video duke kryer vepra të turpshme para dy minoreneve.
Materialet proceduriale në ngarkim të tij do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore