Templates by BIGtheme NET

Vepra të turpshme dhe ngacmim seksual, ndalohet 73-vjeçari në Tiranë

Një 73-vjeçar është ndaluar nga policia në kryeqytet pasi akuzohet për ngacmim seksual dhe vepra të turpshme.

Ndalimi i tij u bë pasi ai u shfaq në një video duke kryer këto vepra para dy minoreneve

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, kanë ndaluar 73-vjeçarin L.S me banim në Vlorë,   për veprat penale ” Vepra të turpshme” dhe “Ngacmim seksual”

Ndalimi i tij u bë pasi nga verifikimet e kryera dhe si rezultat i kqyrjes së pamjeve filmike  rezultoi se shtetasi L.S,  është autor i dyshuar i këtyre  veprave penale,  ngjarje e ndodhur më datë 09.07.2019, ku shtetas shfaqet në një video duke kryer vepra të turpshme para dy minoreneve.

Materialet proceduriale në ngarkim të tij do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto