Vendosni fjalën kyçe....

Mbytet në det burri që ishte në kërkim për vrasjen e gruas së tij në Durrës


Mbytet në det burri që ishte në kërkim për vrasjen e gruas së tij në Durrës. Pasi dyshohet se qëlloi me thikë gruan e tij, Adriatik Kuka, është larguar me automjetin e tij, teksa policia ka nisur ta ndjekë.

Ai është gjetur i mbytur në Sektorin Rinia.

Ngjarja me pasojë jetën ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen 18 në Durrës. Burri mendohet se ka qëlluar me thikë gruan e tij, rreth 40 vjeçe duke i shkaktuar vdekjen.

Ajo është dërguar me plagë të rënda në spital nga vëllezërit e saj dhe djali i tyre i mitur por nuk ka mundur të mbijetojë. Viktima sipas policisë është Hazbie Kuka, rreth 40 vjeçe.

Gruaja është dërguar në spital me plagë afër zemrës dhe hemorragji dhe me gjithë ndihmën e dhënë nga mjekët nuk ka mundur të mbijetojë.

E ndjera kishte urdhër mbrojtje nga gjykata.

Adriatik dhe Hazbie Kuka


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *