Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në Tropojë, humb jetën i mituri


Një i mitur ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në Tropojë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Bajram Curri-Sopot në vendin e quajtur Cerrnicë.

Në aksident janë përfshirë një mjet ‘Benz’ dhe një tjetër tip ‘Toyota’, ndërsa ka humbur jetën rrugës për në spital 9-vjeëari me iniciale E.Ç., banues në Tropojë.

Njoftimi i policisë

Tropojë/ informacion paraprak.

Më datë 21.07.2019, në aksin rrugor Bajram- Curri – Sopot, në vendin e quajtur Cerrnicë, janë përplasur mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.Ç., banues në Tropojë, me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin Z.M.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve, B.Ç, Z.M., pasagjerët  shtetasit A.Ç, A.Ç, H.L., si dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital i mituri E.Ç, 9 vjeç, banues në Tropojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *