Templates by BIGtheme NET

Meta: Mos bini pre e propagandës sorosiste, dekreti nuk është ankimuar në asnjë gjykatë

Kreu i Shtetit në një intervistë për emisionin “Tempora” në Ora News deklaroi se dekreti i tij për zgjedhjet nuk është ankimuar në asnjë gjykatë ndërkombëtare apo të brendshme.

Për Presidentit të gjitha ato që thuhen lidhur me dekretin e tij janë propagande sorosiste.

Janë ta qarta. Ajo që dua t’ju them ju është sepse, edhe ju ndoshta ndonjëherë edhe pse jeni gazetare me shumë përvojë, bini pre padashje e një propagande ‘sorosiste’ që përsërit gjithmonë të njëjtën gjë, të njëjtin refren, jashtë çdo fakti, jashtë çdo akti, që është pikërisht ky që, edhe sot e kësaj dite, në asnjë gjykatë të Republikës së Shqipërisë dhe po kështu në asnjë gjykatë ndërkombëtare që ka juridiksion ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk ka një padi apo një ankesë ndaj Dekretit të Presidentit të Republikës”-deklaroi Meta.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*