Vendosni fjalën kyçe....

Si u shkrumbua anija turistike në Karaburun (Detajet)


“Aquamarine” ishte një anije turistike, e cila kishte mbetur e bllokuar në Karaburun për shkak të motit të keq. Sot ajo u përfshi nga flakët. Me 5 vetë në bord që rrezikonin jetën, anija pati një masë elektrike, duke detyruar ekuipazhin të hidhet në det.

Si ndodhi ngjarja, përmbledhur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare:

Sot në orën 05:51 Kapiteneria e Portit Vlorë u njoftua nga kapiteni i anijes A/T Black Pearl Z.Nikolla JANKU, se anija turistike “Aquamarine” ishte përfshirë në flakë të mëdha në largësi, e cila ndodhej e akostuar në plazhin e Dhim Kushtës në Karaburun.

Ekuipazhi anijes kishte këtë ekuipazh në bord :

Ervis Hoxha Kapiten

Edison Shaha Marinar

Erald Hoxha Marinar

Renato Kociu Marinar

Benard Alluashaj Motorist

05:55 U kontaktua me kapitenin e A/T AKUAMARINE z. Ervis HOXHA dhe pronarin Edmir MAMUSHI dhe konfirmuan se rreth ores 03:45, anija është përfshirë nga flakët si pasojë e një mase elektrike. Përfshirja e anijes në flakë ka qenë e menjëhershme dhe s’kanë pasur kohe të merrin masa për fikjen e zjarrit dhe janë hedhur në det të gjithë personat.

Deklarojnë se janë anijet e rojes bregdetare por s’kanë arritur ta shuajnë, 5 persona në bord kanë dalë në breg pa lëndime, vetëm dëme materiale.

05:59 U njoftua Kapiteni i Portit për gjithë situatën e ndodhur deri në atë moment.

06:05 U komunikua me QNOD, e cila ishte në dijeni për ngjarjen dhe kishte marrë njoftim nga policia Kufitare

Në bord gjendeshin rreth 230 litra naftë, të cilat u dogjën totalisht gjatë procesit të flakëve./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *