Vendosni fjalën kyçe....

Arben Çuko i shpëton “arrestit në shtëpi”, gjykata i ndryshon masën


Kthesë në hetimet për ish-drejtorin e Burgjeve Arben Çukon. Gjykata e Tiranës i ka ndryshuar atij masën e sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje” për shkak të mungesës së provave.

Gjykata e ktheu dosjen e tij më 16 Korrik për plotësim hetimesh me pretendimin se hetimet e deritanishme ishin të paplota dhe me mangësi në drejtim të provave.

Ish-deputeti socialist Arben Çuko u arrestua pak muaj më parë në kuadër të operacionit “VOL-VO4” në 18 tetor 2018. Ai akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,  parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Emri i ish -drejtorit të Burgjeve doli edhe në dosjen e famshmë 339, ku përmendej për konkurset fiktive dhe për punësimin e militantëve të Partisë Socialiste.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *