Templates by BIGtheme NET

Kritika ndaj Samitit të “Google” për mjedisin: Hipokrizi, VIP-at erdhën me 114 avionë privatë

Konferenca e fundit e “Google” për ndryshimet klimatike, në të cilën morën pjesë Leonardo DiCaprio, Katy Perry, Orlando Bloom dhe shumë VIP-a të tjerë, po konsiderohet “hipokrite” nga shumë njerëz.

Kjo pas një raporti të shtypit italian, ku thuhej se VIP-at do të mblidheshin në Siçili për një event tre-ditor që shkonte deri në 20 milion dollarë, madje duke fluturuar me 114 avionë privatë.

Përdoruesit e mediave sociale menjëherë vunë re një shkëputje mes praktikës dhe “qëllimit” që supozohet se kishte ky event.

“A ka ndonjë gjë më hipokrite sesa një bandë njerëzish të pasur që fluturojnë me avionët e tyre privatë nga e gjithë bota, për t’u ulur në jahte dhe për të diskutuar të ardhmen e planetit tonë?”, shkruan një përdorues i “Twitter’.

Një tjetër komentues thotë: “Uou, thjesht uou. A nuk ka dëgjuar Google për video-konferencat?!.”

Një koment i tretë: “Uou … nëse kjo gjë është kaq e keqe, pse të gjithë ekzekutuesit e Google dhe të famshmit fluturuan me 114 avionë privatë, jahte dhe limuzina në samitin e ndryshimeve klimatike në Itali? Hipokrizi? Shfarosje e klimës?”.

Të tjerë kritikuan “Google”-in për shpenzimin e 20 miliardë dollarëve për një “sfilatë” ndërkohë që kjo shumë e konsiderueshme parash mund të përdorej për të sjellë një ndryshim për kauzën.

Siç ishte raportuar më parë, elita e Hollivudit, së bashku me mbështetësit elitarë të ish-presidentit Barack Obama dhe Princit Harry, shkuan në një vendpushim italian, për të diskutuar për ndryshimet klimatike.

“Gjithçka ka të bëjë me ngrohjen globale, kjo është tema kryesore këtë vit,” tha një burim për New York Post të martën.

Shumë nga të ftuarit, përfshirë Obamën dhe DiCaprion – e kanë përshkruar ngrohjen globale si kërcënimin më të madh për brezat e ardhshëm.

Të pranishmit, ishin të ftuar personalisht nga bashkëthemeluesit e “Google”, Sergey Brin dhe Larry Page. Ata e paguan vetë faturën për kostot e udhëtimit të tyre në Verdura Resort të Sicilisë, por “Google” pagoi pjesën tjetër të shpenzimeve të tyre. Dhomat në këtë resort thuhet se fillojnë nga 903 dollarë për një natë.

Të tjerë që morën pjesë në këtë samit ishin: Bradley Cooper, Nick Jonas, Priyanka Chopra, Gayle King, themeluesi i “Facebook” Mark Zuckerberg, Diane von Furstenberg dhe Barry Diller.

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e FoxNews/ Përshtati në shqip Hashtag.al

 

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*