Templates by BIGtheme NET

SHBA nis zhvillimin e raketave të reja pas daljes nga traktati i INF-së

Pentagoni njoftoi se SHBA-ja synon të zhvillojë raketa tokësore konvencionale, të cilat ishin të ndaluara më parë nën traktatin e kontrollit të armëve INF (Intermediate-Range Nuclear Forces-Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme).

Njoftimi u bë në ditën kur ky traktat skadoi pas daljes së Uashingtonit.

‘Tani që jemi tërhequr, Departamenti i Mbrojtjes do të ndjekë plotësisht zhvillimin e këtyre raketave konvencionale të cilët hidhen nga platforma tokësore’, tha një zëdhënës i Pentagonit.

Shtetet e Bashkuara përmendën shkeljen e pretenduar të Rusisë ndaj traktatit të INF si shkak për t’u tërhequr prej saj në shkurt.

Sipas Pentagonit, Rusia po ‘prodhonte një aftësi sulmuese që ishte e ndaluar nën INF, duke rrezikuar kështu SHBA-në dhe aleatët e saj.

Kjo akuzë i referohet SSC-8, e njohur në Rusi si 9M729, për të cilën Moska thotë se është plotësisht në përputhje me traktatin dhe përfaqëson një përditësim të një sistemi të raketave më të vjetra.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*