Templates by BIGtheme NET

Soros ‘zgjidh qesen’ për demokratët, dhuron 5.1 milionë dollarët e para për presidencialet

Financuesi miliarder George Soros ka krijuar një super PAC dhe ka firmosur një çek prej 5.1 milionë dollarësh për demokratët përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Sidoqoftë, mega-donatori liberal nuk ka zbuluar se cili kandidat do e marrë bekimin e tij.

Soros harxhoi më shumë se 20 milion dollarë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, duke u dhuruar më shumë se 9 milion dollarë Komiteteve të Veprimit Politik (PAC)  që mbështetën Hillary Clinton, dhe pjesën tjetër në komitete që punojnë për të instaluar Demokratët në Kongres dhe për të rritur pjesëmarrjen e pakicave në votime.

Sipas regjistrimeve të paraqitura në Komisionin Federal të Zgjedhjeve të mërkurën, miliarderi 88-vjeçar i nisi financimet e tij për vitin 2020 me një depozitë prej 5.1 milion dollarë për PAC, më shumë se dyfishin e 2.1 milion dollarëve që ai kishte dhuruar në këtë kohë në zgjedhjet e vitit 2016.

Edhe pse njihet si kundërshtar i presidentit Trump dhe mbështetës i demokratëve, Soros nuk e ka zbuluar se kush nga dhjetëra demokratët do mbështesë PAC-u. Duke folur për ‘Ëashington Post’ vitin e kaluar, investitori me origjinë hungareze tha se ai do të qëndronte jashtë primareve të partisë, pasi mbështetja e favoritëve do të përçante Partinë Demokratike.

I njohur për financimin e çështjeve liberale në të gjithë botën, gjurmët e gishtërinjve të Soros gjithashtu mund të gjenden në disa nga qendrat më të fuqishme të mendimit në botë, përfshirë disa me qëllime më pak se paqësore.

Soros financon Qendrën neokonservatore për Progresin Amerikan dhe Këshillin Atlantik – një holl prondërhyrjes i mbështetur nga një prodhues i armëve. Investitori hungarez ka qenë gjithashtu i lidhur me grupin evropian ‘pro-demokraci’ Avaaz, i cili ka bërë avokatinë e zona pa të drejtë fluturimi në Libi dhe ka kundërshuar ndryshimin e regjimit në Venezuelë dhe Iran.

Në përpjekjen e tij më të gjera për të përparuar kauzën e markës së tij të liberalizmit në të gjithë botën, Soros ka financuar gjithashtu partnerët e palës së tretë të lidhur me Facebook, për kontrolluesit e lajmeve, për të filtruar lajmet dhe pikëpamjet e ndaluara nga platforma.

Në Hungarinë amtare të Soros, qeveria e Viktor Orban e ka bërë miliarderin të përballet me politikat e saj kundër emigracionit, gjë që e ka futur Orban në telashe me Bashkimin Evropian. Soros ka bërë thirrje të hapur për rritje të emigracionit dhe fluksit të refugjatëve në Evropë dhe ka kritikuar qeverinë e Orban për mbylljen e kufirit të saj.

Soros nuk është dhuruesi më i madh i Partisë Demokratike. Vitet e fundit, miliarderi Tom Steyer ka qenë dhuruesi më i madh i partisë. Sidoqoftë, Steyer hyri vetë në garën presidenciale muajin e kaluar, dhe me ish-kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg, i cili ka premtuar të dhurojë 500 milion dollarë, Soros mbetet ende donatori më i madh i garës për presidenticialet e vitit të ardhshëm deri më tani.

Para dollarëve të Soros, menaxheri i fondit mbrojtës Donald Sussman ishte donatori më i madh i zgjedhjeve 2020, të paktën deri në prill. Sussman u dha më shumë se 865.300 dollarë demokratëve, i ndjekur nga Dirk Ziff – trashëgimtari i pasurisë botuese të babait të tij, William Bernard Ziff – i cili pagoi 689.200 dollarë. Dhurimi më i madh për partinë republikane deri më tani është një shumë prej 618.500 dollarësh dhënë nga bankieri i investimeve, Warren Stephens.

Sezoni i dhurimeve ende nuk ka filluar me seriozitet dhe paratë ka të ngjarë të fillojnë të rrjedhin në garën 2020 më shpejt pas debatit të muajit të ardhshëm në Houston, Texas.

Në një përpjekje për të zbutur një fushë të mbushur me kandidatë, Komiteti Demokratik Kombëtar ka vendosur që vetëm kandidatët që arrijnë më shumë se dy përqind me të paktën 130,000 donatorë unikë do të lejohen të marrin pjesë. Aktualisht, vetëm shtatë kandidatë kanë njoftuar se plotësojnë këtë kërkesë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*