Vendosni fjalën kyçe....

I përzgjedhuri i Trump heq dorë nga emërimi si shef i Agjencisë së Sigurisë, presidenti fajëson mediat


 

Duke përmendur shpifjet mediatike dhe sulmet e padrejta që shënjestruan Kongresmenin Republikan, John Ratcliffe, presidenti amerikan Donald Trump tha se ai do të emërojë dikë tjetër në krye të Agjencisë së Inteligjencës Kombëtare.

‘Ratcliffe po trajtohet shumë padrejtësisht’ nga mediat’ – shkroi Trump në ‘Twitter’ të premten.

Kongresmeni i Teksasit ra dakord të qëndronte në Dhomën e Përfaqësuesve pasi Trump i shpjegoi se sa ‘e tmerrshme do të ishte që ai dhe familja e tij të merreshin me këta njerëz për muaj’, sipas presidentit.

‘Unë nuk dëshiroj që një debat i sigurisë kombëtare dhe inteligjencës që merret me konfirmimin tim, të bëhet një çështje thjesht politike dhe partizane. Vendi që ne të gjithë e duam meriton që kjo çështje të trajtohet si një shqetësim amerikan.’ – shkroi në ‘Twitter’, Ratcliffe.

Trump tha se ai synon të emërojë menjëherë dikë tjetër në postin e shefit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA).

[/checklist]

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *