Vendosni fjalën kyçe....

Maduro: Venezuela “e gatshme për betejë” nëse Trump na imponon një bllokadë


Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro tha se vendi i tij ishte “i përgatitur për betejë” nëse SHBA imponon një karantinë. Ai tha se i dërguari i tij në Kombet e Bashkuara do të denoncojë kërcënimin “e paligjshëm” përpara Këshillit të Sigurimit.

“Ne të gjithë jemi të përgatitur për betejë nëse dikush përpiqet të imponojë një karantinë ose bllokadë ndaj Venezuelës”, tha Maduro duke shtuar se kërcënimi tregon vetëm “dëshpërimin dhe acarimin” e qeverisë amerikane.

“Jo në Venezuelë! Është porosia ime për imperializmin kriminal”, tha Maduro, citon “RT“.

Kjo ishte përgjigja e Maduros ndaj presidentit amerikan Donald Trump, i cili u tha gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë se po konsideronte të vendoste një bllokadë ndaj Venezuelës për shkak të “përfshirjes së huaj” të Rusisë, Kinës dhe Iranit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *