Vendosni fjalën kyçe....

“Victoria’s Secret” punëson modelen e parë transgjinore (FOTO)


“Victoria’s Secret” ka firmosur me modelen e parë transgjinore. Modelja braziliane, Valentina Sampaio, publikoi një fotografi në prapaskenat e një xhirimi për linjën “Pink” të markës së veshjeve të brendshme në Instagram.

“Asnjëherë mos ndaloni së ëndërruari”, shkroi ajo.

Elle” shkruan se punësimi i saj pranë firmës së Victoria Beckham pritej prej shumë kohësh. Shefi i marketingut të kompanisë, Ed Razek, u kritikua vitin e kaluar për komentet që bëri në lidhje me përfshirjen e modeleve transgjinore në shfaqjen e modës së “Victoria’s Secret”.

“A nuk duhet të keni transeksualë në shfaqje? Jo. Unë nuk mendoj se duhet. Pse jo? Sepse shfaqja është një fantazi”, tha ai.

Modelet Karlie Kloss dhe Lily Aldridge, nuk ishin dakord. Po ashtu edhe modele të tjera.

“Victoria’s Secret” është përballur me polemika mbi vendimet për të punësuar ekskluzivisht vetëm modele të gjata, të holla për shfaqjen e modës në televizion. Kjo ishte pjesë e arsyes pse humbi një prej modeleve veterane, Karlie Kloss.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *