Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në Divjakë, ndërron jetë një nga të plagosurit


Si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Divjakë, ka ndërruar jetë njëri nga dy të plagosurit.

Viktima është identifikuar si Ronaldo Shabani, 21-vjeçar, ndërsa i plagosuri është një 24-vjeçar me inicialet E. M.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në orët e vona, ku dy motora të tipit “Yamaha” janë përplasur kokë më kokë në fshatin Zharrec të Divjakës.

Dy drejtuesit e motorëve u plagosën dhe u dërguan për të marrë ndihmën e shpejtë në poliklinikën e Divjakës por por për shkak të gjendjes së rënduar janë transportuar me ambulancë drejt spitalit Rajonal të Lushnjes, ku fatkeqësisht 21-vjeçari ka ndërruar jetë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *